Flash

Chiellini në mbrojtje të Maguire: “Te United i kërkojnë shumë, vetëm sepse e paguan shumë”

Lapsi.al 22 September 2022
Chiellini në mbrojtje të Maguire: “Te United i

Harry Maguire është një nga lojtarët më të shënjestruar nga kritikat, sidomos në Angli. Mbrojtësi anglez, i blerë në vitin 2019 nga Manchester United për 87 milionë euro, nuk garantoi paraqitje që justifikonin një shpenzim të tillë. Maguire madje u bë protagonist në më shumë se një rast i gabimeve të bujshme. Me ardhjen e ten Hag në pankinën e Djajve të Kuq, 29 vjecari ka humbur pozicionin e titullarit. Kjo e ka bërë që të mbetet prapa në hierarkinë e trajnerit Southgate në kuadër të Botërorit të Katarit. Në lidhje me këtë, Times kërkoi një mendim nga një që nga mbrojtja kupton mirë, Giorgio Chiellini. Ish-kapiteni i Juventus mbrojti Maguire e dha opinionin e tij për prapavijën e Tre Luanëve.

Nga mbrojtësi më i paguar në histori, te lojtar pankine luksi. Për Maguire gjërat nuk po shkojnë mirë. Por sipas Chiellinit gabimet nuk janë të gjitha të qendrës britanike: “Më vjen keq për situatën e tij, ai është një lojtar i mirë. Në Manchester i kërkojnë shumë. Vetëm sepse e paguan 90 milionë, duhet të jetë më i miri në botë në çdo ndeshje? Nuk është e drejtë. Vlera e tregut varet nga disa aspekte, nuk është faji i tij. Ai dhe Stones janë një dyshe e bukur. Mund të mos jetë Rio Ferdinand, por është mjaftueshëm i mirë, kjo situatë nuk e ndihmon të japë më të mirën me Anglinë. Nuk mund ta fitosh Kupën e Botës nëse ke probleme me lojtarët kryesorë. Ai është një nga ata”.

ANGLIA

Ish-kapiteni i kombëtares foli më pas për prapavijën e Southgate: “Tomori më befasoi sepse e pashë te Chelsea dhe nuk e mendoja se mund të ishte kaq i fortë në zonë dhe kaq i fokusuar për 90 minuta. Ishte një nga çelësat e fitores së Milanit vitin e kaluar”. Por sipas Chiellini, më i miri i mbrojtjes së Kombëtares së Tre Luanëve është një tjetër: “Adhuroj Kyle Walker, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk e di si mund të jetë kaq i shpejtë dhe kaq i fortë. Mendoj se ai mund të vrapojë edhe 100 metra kundër një jaguari, është diçka fantastike”. E nuk është i pari që flet kështu për mbrojtësin e City...

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI