Flash

Largime nga Rusia, çmimi i biletave arrin 9 mijë dollarë (VIDEO)

Lapsi.al 22 September 2022
Largime nga Rusia, çmimi i biletave arrin 9 mijë dollarë

Rusia po kryen rekrutimet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore. Vendimi për mobilizim i presidentit Vladimir Putin u përcoll me protesta e arrestime në 38 qytete ruse dhe interesim të madh të qytetarëve për për t’u larguar nga Rusia.

Të frikësuar se mos thirren për të luftuar në Ukrainë, një numër i madh rusësh nxituan të rezervojnë bileta një-drejtimshe për të ikur nga vendi.

Paniku erdhi pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për luftën në Ukrainë, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

In this photo taken from video released by Russian Defense Ministry Press Service, Russian Defense Minister Sergei Shoigu speaks during a meeting in the Russian Defense Ministry office in Moscow, Sept. 21, 2022. (Russian Defense 

300 mijë rekrutë pritet t’i bashkohen ushtrisë ruse. Menjëherë pas vendimit qytetarët nisën të marrin thirrjet, tha një avokat i të drejtave të njeriut. Protestat shpërthyen në 38 qytete ruse ndërsa policia arrestoi rreth 1 mijë e 400 persona.

Çmimet e biletave të fluturimit arritën kulmin. Qytetarët frikësohen se Moska mund të ndalojë fluturimet jashtë vendit.

Të dhënat e platformës Google tregojnë një rritje të kërkimeve për “Aviasales”, faqja më e njohur ruse për rezervimin e biletave të udhëtimit.

“Air Serbia”, kompania e vetme evropiane përveç asaj turke “Turkish Airlines” që kryen udhëtime nga Rusia pavarësisht embargos të vendosur nga Bashkimi Evropian, shiti me shpejtësi biltetat për ditët e ardhshme, ndëra çmimet për fluturime nga Moska në Stamboll, ose Dubai kanë arritur deri në mbi 9 mijë dollarë, për një biletë një-drejtimshe të klasit ekonomik.

"Çdo njeri normal është i shqetësuar. Lufta është e tmerrshme. Është normale të frikësohesh nga lufta dhe vdekja”, tha Sergey, një rus që u largua drejt Beogradit.

Rusët mund të hyjnë në Serbi pa vizë. Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës për të dënuar agresionin rus kundër Ukrainës.

Ndërkohë, më shumë se 100 pasagjerë rusë mbërritën në Stamboll të enjten. Njëri prej tyre tha se vendimi i Kremlinit e shtyu të largohet nga vendi.

“Mobilizimi i pjesshëm është një nga arsyet pse jam këtu. Një vendim i gabuar që mund të shkaktojë probleme për shumë qytetarë rusë”, tha Alexi.

Ai udhëtoi i vetëm me një çantë dore në një fluturim të hershëm të kompanisë Turkish Airlines.

“Jam i shqetësuar. Nuk e besoja se hapi i radhës do të jetë mobizilimi dhe mendoj se jo shumë rusë duan të luftojnë, të mobilizohen dhe të shkojnë në ushtri”, tha ai.

Një qytetar tjetër rus arriti në Turqi me gruan dhe vajzën.

“Mobilizimi ishte i pashmangshëm sepse kishte mungesa në njerëz. Nuk jam i shqetësuar, sepse jam 59 vjeçar ndërsa djali im jeton jashtë vendit”, tha Vasiliy.

Kremlini nuk pranoi të komentonte nëse kufijtë do të mbyllen për ata që i nënshtrohen urdhërit të mobilizimit, ndërsa u kërkoi banorëve të jenë të duruar deri në sqarimin e ligjit.

Ministri rus i Mbrojtjes tha se ushtria po thërret njerëz me përvojë dhe specialistë.

Por ka pak qartësi se kush futet në këto kategori. Personat me aftësi mjekësore duket se janë më të kërkuarit pasi një numër i madh mjekësh në Moskë kanë marrë urdhëra mobilizimi./ VOA

Të këshilluara

Itali, tërmet i fuqishëm në Xhenova

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë me thellësi 10 kilometra është regjistruar pak më parë në Xhenova të Italisë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe ...

17:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI