Flash

Marotta, mbështetje Inzaghit, alibi për asnjë: Interi, nga tetori në mes të nëntorit, 12 ndeshje vendimtare

Lapsi.al 22 September 2022
Marotta, mbështetje Inzaghit, alibi për asnjë: Interi, nga tetori

Nga rinisja e kampionatit në 1 tetor deri në ndeshjen e fundit para Kupës së Botës më 13 nëntor. Ky është një muaj e gjysmë në të cilin Interi do të luajë një pjesë të mirë të këtij sezoni anomal. Ndërsa Inzaghi, një besim që tani për tani mbetet i fortë, por jo pa limit e thënë kjo nga Marotta. Në detaje, gjashtë javë intensive, vetëm një pa angazhime në mesjavë. Roma, Barcelona, Sassuolo dhe përsëri Barcelona sa për ta nisur. Më pas impenjim i dyfishtë në kampionat me Salernitanën dhe Fiorentinën përpara ndeshjes së Champions me Viktoria Plzen. Pasuar nga Sampdoria dhe Bayern për ta mbyllur më pas me triptikun e Serisë A Juve, Bolonja dhe Atalanta. Me pak fjalë, një tur i vërtetë force.

Inzaghi është thirrur t'u japë përgjigje konkrete kërkesave të ngutshme. Skuadra duhet të jetë gati nga pikëpamja atletike dhe mendore. Grupi duhet të komapktësohet përsëri, vendimet duhet të jenë të qarta, të sigurta, lineare, edhe pse delikate. Pronësia dhe drejtuesit mbështesin trajnerin, pavarësisht rregullit të mosndërhyrjes në zgjedhjet teknike. E këtë e përsëritën në takimin e sotëm në Appiano, ku Marotta dhe Ausilio mbërritën herët në mëngjes.

Asnjë përballje me skuadrën si pas Bayernit, por një bisedë për të lehtësuar tensionin. Gjithsesi, pjesa tjetër do të duhet të bëhet nga lojtarët, në radhë të parë ata “senatorët” që u shfaqën të shuar. Nuk është koha për justifikime apo alibi. Për të filluar përsëri është e nevojshme që të gjithë, pa përjashtim, të rreshtohen në të njëjtin drejtim.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI