Flash

Parashikimi i motit: Ulje e ndjeshme e temperaturave

Lapsi.al 22 September 2022
Parashikimi i motit: Ulje e ndjeshme e temperaturave

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Territori shqiptar deri në mesditë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore. Në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa mesdita dhe pasditja do të shfaqin vranësirat në vend. Në zonat e thella malore do të krijojnë dhe mundësi të pakta për momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes. Në mesditë do të luhaten në vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindor. Kjo do të krijojë dallgëzim mbi 2 ballë në brigjet detare.

Rajoni dhe Europa

Parashikimi i motit në rajon: Brigjet e Egjeut dhe pjesërisht Ballkani qëndror do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta. Ato do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu. Ndërsa në Europën Lindore dhe Skandinavi vranësirat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. POR Britania e madhe, Europa Qëndrore dhe pjesa me e madhe e Jugut të kontinentit pritet të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të pësojnë zhvillime të përkohëshme, por mbrëmja sjellë përmirësim të dukshëm të motit.

Maqedonia e Veriut

Mbetet paraditja në territorin e MV në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Por në orët vijuese do të ketë intervale me zhvillime të përkohëshme të vranësirave.

Të këshilluara

Media serbe: Greqia pritet ta njohë Kosovën

Është një mundësi krejtësisht reale që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Greqia, Spanja, Qiproja, ...

11:26

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI