Flash

Shqipëria humb tregjet e Kosovës, në 8 muaj eksportet ranë me 40%

Lapsi.al 22 September 2022
Shqipëria humb tregjet e Kosovës, në 8 muaj eksportet ranë

Rritja e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare po “fsheh” atë që po ndodh më të vërtetë me sasitë e mallrave të tregtuara. Ato po pësojnë ulje të ndjeshme për shkak të krizës. Të dhënat zyrtaree INSTAT tregojnë se, për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%. Importet nga Kosova ishin me rënie 12%. Gjatë 8- mujorit u eksportuan në Kosovë 448 mijë tonë mallra. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 748 mijë tonë.

Të dhëna e INSTAT tregojnë se rënia është krijuar nga volumet më të ulëta të eksportit të materialeve, ndërtimit, hekurit dhe naftës. Eksportet në sasi të naftës në Kosovë në 8 mujorin 2021 ishin 58% më të ulëta se më janar-gusht 2021. Eksportet e materialeve të ndërtimit (kryesisht hekuri) shënuan rënie me 22%. Burimet nga kompanitë që eksportojnë në Kosovë bëjnë me dijë se tashmë tregjet atje po furnizohen direkt me naftë dhe hekur nga importet që shkarkohen direkt nga Porti i Durrësit. Më parë një pjesë e furnizimeve kryheshin nga Kurum. Por për shkak të kostove fabrika e prodhimit të hekurit është mbyllur pasi hekuri nga importi vjen më lirë.

Suficiti tregtar në volum u përgjysmua

Të dhënat tregojnë se suficiti tregtar në volum u përgjysmua gjatë këtij viti. Këtë vit Shqipëria eksportoi në Kosovës 325 mijë tonë mallra me shumë se sa importoi. Një vit më parë bilanci tregtar në volum ishte plus 607 mijë tonë. Tregtia me sasi ka pësuar uljen edhe me partnerët e tjerë rajonale. Të dhënat në vlerë tregojnë situatë krejt tjetër. Edhe pse 40% më e ulët në sasi, vlera e mallrave të eksportuara në Kosovë në 8 mujor ishte 6 % më e lartë. Në 8- mujor vlera e përgjithshme e eksporteve shqiptare në Kosovë arriti në 25 miliardë lekë nga 23.5 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Importet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën  89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërkohë që sasia e tyre ishte 12 % më e ulët se një vit më parë. /Monitor

Të këshilluara

Zjarr i madh në Patos, digjen tokat me ullinj

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Margëlliçit, në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të kultivuar me ullinj. Vatra e zjarrit po përparon me shpejtë...

12:55

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI