Flash

Video/ Mbappe e Giroud udhëheqin Francën: Holanda e Belgjika pa probleme, Luksemburgu ndal Turqinë

Lapsi.al 22 September 2022
Video/ Mbappe e Giroud udhëheqin Francën: Holanda e Belgjika pa

Në raundin e pestë të Ligës së Kombeve, Franca shmang përkohësisht rrezikun e rënies në Ligën B. Golat e Mbappé (56') dhe Giroud (65') mposhtin Austrinë 2-0. Në të njëjtin grup, Kroacia kaloi Danimarkën 2-1 falë golave të Sosa dhe Majer. Ballkanasit parakalojnë në vendin e parë skandinavët: 1-1 momental i Eriksen ishte i kotë. Në grupin 4, Holanda fitoi 2-0 në Poloni dhe qëndroi në krye me +3 ndaj Belgjikës, që mundi Uellsin 2-1.

LIGA A - GRUPI 1

Në grupin 1 të Ligës A, Franca shmangu, edhe pse momentalisht, rënien e bujshme në Ligën B, duke mposhtur Austrinë 2-0. Për të shpëtuar Deschamps në pritje të ditës së fundit menduan Mbappé dhe Giroud. Sulmuesit në pjesën e dytë firmosën dy golat që i bëjnë Gjelat të marrin frymë. Ylli i PSG-së shënoi në minutën e 55-të pas një aksioni të shkëlqyer personal. Ndërsa sulmuesi i Milanit Giroud dyfishoi me kokë pas nëntë minutash. Franca ngjietet kështu në 5 pikë, +1 ndaj Austrisë.

Kroacia është në vendin e parë, pas fitores me Danimarkën 2-1 duke parakaluar skandinavët. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Sosa nënshkroi avantazhin e vendasve, më pas Eriksen barazoi në minutën e 77-të. Megjithatë, dy minuta më vonë, Majer shënon golin vendimtar. Për Kroacinë tani do të mjaftojë që të imponohet në Austri, për të shkuar në Final Four. Ndërsa Danimarka duhet të mundë Francën dhe të shpresojë që djemtë e Dalic të dështojnë.

GRUPI 4

Në grupin 4, dita e fundit do të jetë vendimtare si për shpëtimin, ashtu edhe për kualifikimin në gjysmëfinale. Holanda, në fakt, fitoi 2-0 në Poloni falë golave të Gakpo (14') dhe Bergwijn (60'). Tulipanët shkojnë në 13 pikë dhe mbajnë tre pikë larg ndjekësin më të afërt.

Belgjika fitoi 2-1 ndaj Uellsit me golat De Bruyne (10') dhe Batshuayi (37') dhe mbetet pas Holandës. Goli i Moore (50') ishte i kotë. Me 4-1 në favor në ndeshjen e parë, portokallive do t'u duhet vetëm një barazim në shtëpi për të shkuar në finale, ndërsa Uells-Poloni do të vendosin se kush do të përfundojë në Ligën B. Lewandowski dhe shokët e tij kanë dy nga tre rezultatet në dispozicion për të qëndruar në Ligën A.

League A: Group 1 UEFA Nations League

Croatia 2-1 Denmark

France 2-0 Austria

UEFA Nations League League A: Group 4

Belgium 2-1 Wales

Poland 0-2 Netherlands

UEFA Nations League League C: Group 1

Lithuania 1-1 Faroe Islands

Turkiye 3-3 Luxembourg

UEFA Nations League League C: Group 3

Kazakhstan 2-1 Belarus

Slovakia 1-2 Azerbaijan

UEFA Nations League League D: Group 1

Latvia 1-2 Moldova

Liechtenstein 0-2 Andorra

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI