Flash

Arrestohen katër punonjës të Universitetit Bujqësor

Lapsi.al 23 September 2022
Arrestohen katër punonjës të Universitetit Bujqësor

Katër punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë rënë në pranga. Ata janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar me një tender.

Çfare thotë Prokuroria

"Falsifikim, vjedhje e shpërdorim detyre. Prokuroria Tiranë kërkon vendosjen e masës ‘Arrest në burg’ për katër zyrtarët e Universitetit Bujqësor Kamëz

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe kërkon vendosjen e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasit: A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamëz. T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamëz. M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamëz. Dhe, R. S., lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz.

Ky procedim penal është regjistruar pasi:

Kallëzimi

Shtetasi A.Ç., është paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore duke kallëzuar se:

Është i punësuar prej rreth 10 vitesh si magazinier në Universitetin Bujqësor Kamëz. Aktualisht drejtori i tij është shtetasi A.R. Më datë 29.12.2021 i është komunikuar nga drejtori, për tu paraqitur në magazinë për të tërhequr dokumentacionin e datës 23.12.2021 mbi plehrat kimike dhe imputet bujqësore. Dokumentacioni kishte lidhje me një tenderim nga ana e subjektit Gjelbërimi sh.p.k. me pronar shtetasin F.Sh.

Sipas kallëzuesit, marrja në dorëzim e mallit sipas prokurorimit ishte bërë nga komisioni i përbërë nga shtetasit T.B., H.V. dhe K.P.

Kallëzuesi ka pretenduar nga drejtori i tij, se mallrat nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve. Gjithashtu ka marë si përgjigje se malli do të jetë i pranishëm në magazinë shumë shpejt. Dhe, se kallezuesi duhet të firmoste daljen e mallit në mirëbesim dhe se kishte garancinë nga drejtori se ky mall do të ishte pjesë e inventarit të magazines shumë shpejt.

Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë. Dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R.

Kallëzuesi nga fundi i muajit Dhjetor të vitit 2021 ka tentuar shumë herë të komunikojë me A.R. dhe persona të tjerë duke përfshirë dhe Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz, emrin e të cilit sipas kallëzuesit, e ka përdorur shpesh A.R., si mbrojtje për situatën e krijuar dhe për mungesën e mallit në magazinë, për hyrjen dhe daljen fiktive të mallit.

Dyshimet

Nga sa më sipër, e dokumentuar edhe veprime proaktive, rezulton se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, 238, të K.Pr.Penale, për caktimin e masës së sigurimit  ‘Arrest në burg’  për shtetasit A.R., T.B., M.M. dhe R.S dhe më konkretisht:

1.      Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se këta shtetas kanë konsumuar elementet e veprave penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186  të  K.Penal.  Ky dyshim mbështetet në: aktet e ndodhura në fashikullin e hetimit nr.6199/2022 që janë bashkëlidhur kërkesës.

2.      Masa e sigurimit arrest ne burg  çmohet si masë sigurimi e përshtatshme në raport me rëndësinë e faktit dhe  rrezikshmërinë e veprës penale sanksionit të parashikuar. Të pandehurit me veprimet e tyre aktive dyshohet se i kanë sjellë dëm interesave të shtetit. Kështu, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin per hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.

Të këshilluara

Berisha sfidon hapur SPAK-un

Sali Berisha sfidoi hapur Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku e ka ftuar që të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga ai që nga 1991 deri më sot. Në n...

13:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI