Flash

Mbyllja e kolegjit privat turk/ Ministrja Kushi: Nuk plotësonte kriteret ligjore

Lapsi.al 23 September 2022
Mbyllja e kolegjit privat turk/ Ministrja Kushi: Nuk plotësonte kriteret

Pas vendimit për mbylljen e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, ka ardhur reagimi i Ministres së Arsimit. Kushi ka sqaruar arsyet dhe shkaqet e marrjes së këtij vendimi. Ministria e Arsimit thotë se ky vendim ka ardhur si rezultat i konstatimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licensës në fjalë. Ajo ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se vendimi lidhje me kërkesën e Erdogan për dëbimin e 'gylenistëve'.

Sipas Kushit, ministria do të transferojë nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standartet e funksionimit.

NJOFTIMI I MINISTRES:

Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.

1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera. Ato nuk janë miratuar nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.

2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.

3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.

Çfarë ka ndodhur me shkollat e Turgut Ozal:

Katër ditë më parë kopshti jopublik "Zübeyde Hanım", pjesë e shkollave Turgut Ozal njoftoi  se do të mbyllej. Kërkesa për mbylljen e tij buronte nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e kolegjit privat turk “Mehmet Akif Ersoy".

Kujtojmë se mbyllja e insititucioneve arsimore të themeluar nga organizata e Gylen ka qenë edhe kërkesë e Erdogan ndaj qeverisë.

Të këshilluara

Shkrumbohet kati i dytë i një banese në Patos

Një tjetër zjarr ka rënë në Patos përveç atij të Margëlliçit. Flakët kanë shkrumbuar katin e dytë të një banese në lagjen “1 Maj” në Patos ku ka pasur vetëm dëm...

14:37

Zjarr i madh në Patos, digjen tokat me ullinj

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Margëlliçit, në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të kultivuar me ullinj. Vatra e zjarrit po përparon me shpejtë...

12:55

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI