Flash

Mbyllja e kolegjit turk, reagon kryeministri Rama

Lapsi.al 23 September 2022
Mbyllja e kolegjit turk, reagon kryeministri Rama

Pas mbylljes së Shkollës ‘Mehmet Akif’ me urdhër qeverie, reagoi Edi Rama.

Ky i fundit justifikoi vendimin me reagimin në Twitter. Kryeministri shkruan se shkolla është mbyllur për shkak se ka ndryshuar godinën pa njoftuar.

Rama thotë se nuk është e vërtetë që shkolla është mbyllur pas urdhrit të Erdogan.

Reagimi i plote i kryeministrit Rama: 

Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.

Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti. Dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë. Dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.

Lexo më tej: Mbyllet kopshti i Turgut Ozal/ Akuza qeverisë shqiptare 

Lexo më tej: Vendimi për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit/ Reagimi: Do t’i shkojmë deri në fund rrugës ligjore

Të këshilluara

Berisha sfidon hapur SPAK-un

Sali Berisha sfidoi hapur Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku e ka ftuar që të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga ai që nga 1991 deri më sot. Në n...

13:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI