Flash

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB për 47% të MABCO

Dokumentet e siguruara nga Lapsi.al zbulojnë se si administratori i Aeroportit të Vlorës, Vegim Hoxha, paraqiti në Qendrën Kombëtare të Biznesit deklarata që bien ndesh me shkresat zyrtare të bankës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për të mundësuar kalimin e 47% të kuotave të investitorit zviceran MABCO në favor të kompanisë 2A Group të Valon Ademit.

16:05

Valteri depoziton prova të reja për Metën: Do të shihni një ish-president të arrestuar

Lapsi.al 23 September 2022
Valteri depoziton prova të reja për Metën: Do të shihni

Halit Valteri ka depozituar në SPAK prova të reja në lidhje me kallëzimet e bëra prej tij ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Valteri tha se kishte paraqitur prova për disa kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me një kompani lobuese në SHBA. Sipas tij, në kontratë janë paguar 1,2 milionë dollarë nga taksat e shiqptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA. Kandidati i PS-së zgjedhjet e 2021-shit tha se shqiptarët do të shohin shumë shpejt një ish-president dhe një ish-kryeministër të arrestuar.

Deklarata e Valterit:

Kemi bërë dy kallëzime penale për grupin e koorporatës "Lëvizja Socialiste për Integrim", ish-presidentit e Republikës dhe partinë e tij familjare. Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja. Ka kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese "Dutko". Totali i të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve.

Janë prova që i kemi paraqitur dhe më parë. Kemi sjellë dhe të tjera së bashku me sqarime të bëra për pika në dosje. Janë pjesa më e madhe e kontratave të nxjerra.  SPAK nuk ka cfarë të presë më, të bëjë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës. Nuk jam i autorizuar të them se ku ka arritur puna e SPAK, por di që ka ecur para. Meta është nën hetim. Së shpejti me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish president e ish kryeministër të arrestuar.

Sa herë ka diçka kundër familjes Kryemadhi, është gjithmonë dkush që është kundërshtar i tyre. Lufta me inceneratorët vijon. Shpresoj që SPAK të vijojë të hapë petët e byrekut. Nuk dua t’i futem punës së si anatemohem. Kushdo që ka kurajon të denoncojë familjen më të korruptuar në Shqipëri që ka zhvatur për të jetuar në luks.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI