Flash

Zhdukja e Martinajt, Rrumbullaku: Do flasim me fakte dhe prova

Lapsi.al 23 September 2022
Zhdukja e Martinajt, Rrumbullaku: Do flasim me fakte dhe prova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar këtë të premte se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova”. Kështu u shpreh Rrumbullaku.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se do të flitet kur të kenë prova. Sipas Çuçit, nuk mund të flasin pa i pasur ato. “Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova,” tha ministri. Ndërkohë një javë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë policia e kishte një përgjigje, por duhet të prisnin edhe pak për prova.

Lexo më tej: Rama flet për Ervis Martinajn: Policia ka një version për zhdukjen 

Lexo më tej: Dokumenti/ Ervis Martinaj u vra, pasi u nxorr në pritë nga një femër 

Të këshilluara

Berisha sfidon hapur SPAK-un

Sali Berisha sfidoi hapur Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku e ka ftuar që të shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga ai që nga 1991 deri më sot. Në n...

13:16

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI