Flash

Barcelona 'sakatohet' para sfidës Champions me Inter: dëmtohen Kounde, Depay, De Jong e Araujo

Lapsi.al 24 September 2022
Barcelona 'sakatohet' para sfidës Champions me Inter:

Barcelona po paguan një çmim të rëndë për impenjimet e lojtarëve të saj në kombëtare. Nga grumbullimet e kombëtareve nëpër botë vijnë vetëm lajme të këqija për Xavi. Tekniku rrezikon të humbasë katër lojtarë në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit më 4 tetor. Më rëndë nga të gjithë dhe i sigurt që do të mungojë është Jules Kounde.

Mbrojtësi francez, në fakt, u dëmtua gjatë ndeshjes së fituar 2-0 nga kampionët në fuqi të botës kundër Austrisë. Ai ndjeu një problem në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Për të të paktën një muaj pushim. Pak shpresa edhe për Memphis Depay, i zëvendësuar në minutën e 53-të të ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës. Sulmuesi ka ndjerë shqetësime muskulore dhe duhet të qëndrojë jashtë fushës për një muaj.

Lexo më tej: Video/ Mbappe e Giroud udhëheqin Francën: Holanda e Belgjika pa probleme, Luksemburgu ndal Turqinë

Në të njëjtën ndeshje, Frankie De Jong doli gjithashtu në interval si masë paraprake për shkak të një ngurtësimi të muskujve. Mesfushori u largua nga grumbullimi portokalli për t'u rikthyer në Barcelonë. Ndeshja e Ronald Araujos kundër Iranit zgjati vetëm një minutë. Qendërmbrojtësi uruguaian, së bashku me Kounde, iu nënshtruan kontrolleve të nevojshme mëngjesin e sotëm. Aty u evidentua një problem me tendinën e aduktorit të kofshës së djathtë. Araujo gjithashtu pritet të ndalojë për 4 javë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI