Flash

Berisha bashkëbisedon me qytetarët: Nisin protestat për të larguar Ramën

Lapsi.al 24 September 2022
Berisha bashkëbisedon me qytetarët: Nisin protestat për të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët në lidhje me problematikat e tyre. Berisha tha se grevat dhe protestat janë e vetmja mënyrë për të rikthyer shpresën dhe votën e lirë në vend. Thirrja e parë ishte për mësuesit, studentët e gjimnazistët të solidarizohen me protestën e pedagogëve. Ajo është planifikuar të mbahet më 5 tetor.

“Ftoj mësuesit shqiptarë të bashkohen me protestën e pedagogëve. Të përgatiten për një grevë të përgjithshme të trondisin nga themelet regjimin monist. U bën thirrje studentëve dhe gjimnazistëve të mbështesin protestën e 5 tetorit. Ajo është protestë e të gjithë arsimit shqiptar” deklaroi Berisha.

Lexo më tej: Pedagogët dalin në protestë, kërkojnë rritjen e pagave

Berisha tha se do të bëjë gjithçka që vjeshtën ta kthejë në një pranverë të protestave të mëdha kundër Edi Ramës.

Berisha:

Mënyra më intensive e komunikimit tim me ju, ka qenë përmes rrjeteve sociale. Sa i përket protestave, e vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit e të varfërit po bëhen më të varfër.

Rama votën nuk e pranon dhe i gjithë ky zhvillim dramatik, përmbysje në shtresat e shoqërisë ka një shkak themelor dhunimin e votën prej tij. Protestat janë rruga për të cilën është përcaktuar fronti për shpëtimin e Shqipërisë.

Ju garantoj se do të nisin shumë shpejt. Janë shtyrë, por edhe shtyrja bëhe për shumë aspekte e padurueshme. Grevat e protesta do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri shpresën e votën e lirë për të dalë nga regjimi totalitar.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta piktori Sali Shijaku

Arti shqiptar është në zi. Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku u shua në orët e para të mëngjesit në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhën...

09:57

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI