Flash

Iuliano, trajneri i dështuar me Partizanin, cinik me Allegrin: “Nuk është se shpiku tiki-taka”

Lapsi.al 24 September 2022
Iuliano, trajneri i dështuar me Partizanin, cinik me Allegrin: “Nuk

Me Partizanin ishte një dështim i vërtetë e eksperiencat në pankinë nuk është sa i ka patur brilante. E megjithatë Mark Iuliano, si ish-lojtar i Juventusit, ka dhënë mendimin e tij për Tuttojuve.com, duke folur për ish-klubin e për teknikun Allegri: "Po flasim për një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Juventusit dhe shumë të aftë në menaxhimin e kampionëve të mëdhenj".

Ish-mbrojtësi megjithatë nuk ka lënë cinizmin mënjanë në lidhje me trajnerin bardhezi: "Juve, në krahasim me disa vite më parë, ka ndryshuar, por nuk ndryshoi kurrë mënyra e tij e lojës. Nuk është se ka shpikur tiki-taka, që të kuptohemi. Tifozët kanë të drejtë që kritikojnë dhe kërkojnë dicka më shumë. Por është e drejtë që klubi ta mbrojë dhe e t'i lejojë mundësinë t'i japë vazhdimësi kontratës katër vjeçare. Të presim që skuadra të jetë e plotë për të gjykuar”.

CONTE

Emri i përfolur për një rikthim të mundshëm te Juventus është ai i Antonio Conte: "Është herët të flasim për këtë. Antonio është një fenomen, një mik i madh me të cilin kam kaluar disa momente të mrekullueshme te Juventus. Bëj gjithnjë tifoz për të, por në këtë moment mendoj për Juven. E mund të them se do të jem i kënaqur për cdo trajner që do jetë atje. Mbështes Allegrin dhe jam afër skuadrës, pa harruar se jemi vetëm në shtator dhe sezoni është ende shumë i gjatë”.

E ARDHMJA

E ardhmja është pika e fundit në të cilin është ndalur Iuliano: "Si një tifoz i Juventusit jam afër skuadrës dhe shpresoj që ta marrë veten shpejt. Nuk dua t'i shtohem korit të kritikëve. Dua të jem sa më optimist, duhet të bëjmë tifo".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI