Flash

Video/ Kosova përmbyset 10 minutat e fundit: perla e Muriqit nuk mjafton në Irlandën e Veriut

Lapsi.al 24 September 2022
Video/ Kosova përmbyset 10 minutat e fundit: perla e Muriqit nuk mjafton

Alain Giresse nuk mund t'i besojë syve. Kosova e tij udhëoqi për 82 minuta, për tu shembur në fund në një humbje 2-1. Irlanda e Veriut ka marrë tre pikët përballë Dardanëve, që kanë dominuar ndeshjen, por në fund kanë dalë kokëulur. Muriqi iluzionoi Kosovën me një gol spektakolar, pastaj Whyte e Magennis kanë kthyer kursin e fitores nga vendasit.

Në Belfast, u duk se Kosova do të përsëriste të njëjtin sukses si në Prishtinë (fitore 3-2). Një lojë e mirë e Dardanëve, që krijuan disa mundësi të mira shënimi, pa mundur të shënonin në portën e Peacock-Farrell. Vendasit u munduan të përmbanin Rashanin e Rashicën, që të vënë në lëvizje nga Celina krijuan jo pak probleme.

Lexo më tej: Video/ Kosova e nis me fitore Nations League, Giresse i pakënaqur: “Ndeshje shumë e komplikuar, bëmë disa gabime”

Irlanda e Veriut u shfaq rrezikshëm vetëm në fillimin e pjesës së dytë, por goditjen e morën nga Muriqi. Një perlë e sulmuesit të Mallorca nga jashtë zonës, që i dha zemër Kosovës, që mund ta mbyllte ndeshjen. Pikërisht këtë vuajti skuadra e Giresse. Pamundësia për të shënuar golin e dytë favorizoi irlandezo-veriorët, që goditën në 8 minutat e fundit të lojës. Whyte barazoi rezultatin në minutën e 82, ndërsa Magennis përmbysi gjithcka në minutën e tretë shtesë.

Kështu, nga një ndeshje që dukej fitore e sigurt, Kosova del pa pikë nga kjo transfertë. Giresse mbetet me 6 pikë, me Greqinë kryesuese të sigurtë, por tani rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë në grup.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI