Flash

"Na vunë përpara, duhet të ndërhyja. E pësojmë gjithnjë kështu": Edoardo Reja pa alibi për humbjen

Lapsi.al 24 September 2022
"Na vunë përpara, duhet të ndërhyja. E

“Për mënyrën se si erdhi ndeshja, po të barazonim do të ishte një rezultat i mirë. Djemtë dhanë gjithçka, por bëmë disa gabime individuale se goli i parë dhe i dytë ishin njëlloj". Edoardo Reja nuk gjen ngushëllim pas humbjes 2-1 në Izrael, që fshiu përfundimisht objektivin kualifikim. Tekniku analizoi ndeshjen në Tel Aviv, duke thirrur në kujtesë të gjitha rastet që gabimet individuale na kanë penalizuar. "Nuk kemi qartësinë në momentet e rëndësishme që të lexojmë aksionet. Kështu jemi penalizuar gjithmonë - tha Edoardo Reja -. Themi të njëjtat gjëra, duhet të bëjmë këtë hap të rëndësishëm dhe të mos bëjmë gabime. Ata janë të fortë, se në pjesën e parë në planin teknik e taktik na vunë në vështirësi".

Dy rastet e shpenzuara nga Broja, në minutën e 6 dhe të 42 ndoshta mund të ndryshonin ndeshjen. E megjithatë Reja mundohet ta mbrojë xhevahirin e tij: "Ju pritni shumë nga Broja. Ai është 21 vjeç, duhet të rritet. Unë po e aktivizoj që të kuptojë se është e vështirë që të luash me këta që të luajnë në mënyrë agresive. Ai ka goditjen, mund të krijojë diçka nga një moment në tjetrin, por duhet ende të rritet, nuk është ende gati".

Ndryshimi i skemës rezultoi një eksperiment i pasuksesshëm: "Me 4 na vunë para, kemi vuajtur me katër. Nuk jemi mësuar të luajmë ashtu, për të luajtur ashtu duhet më shumë kohë dhe shihej që kemi vështirësi. Në pjesën e dytë edhe me 5 krijuam, ishte mundësia e Hysajt. Erdhi goli i madh i Uzunit, djemtë besonin dhe shtynë që të fitonim ndeshjen. Por edhe barazimi nuk ndryshonte gjë. Duhej të fitonim edhe me Islandën, tani kemi vetëm një objektiv, të fitojmë me Islandën dhe pikë”, tha Edoardo Reja.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI