Flash

Ndjekje si nëpër filma në kufirin Kosovë-Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari

Lapsi.al 24 September 2022
Ndjekje si nëpër filma në kufirin Kosovë-Shqipëri,

Një 41 vjeçar është ndaluar pas një ndjekje policeske në pikën kufitare të Morinës. Policia e Kukësit informoi mbrëmjen e sotme se "41 vjeçari nuk ndaloi makinën pas urdhrit të Policisë së Kosovës, por u largua me shpejtësi, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi". Personi i arrestuar është S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc. Ai u prangos për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI