Flash

Shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur në Lezhë, policia arreston shoferin

Lapsi.al 24 September 2022
Shkaktoi aksidentin me 5 të plagosur në Lezhë, policia arreston

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës si shkaktar i aksidentit me 5 të plagosur. Përplasja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Shtetasi K.B, në rrugën interurbane dytësore Milot – Lezhë konkretisht në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Treshit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si rrjedhojë ai është përfshirë në aksident me një mjet tjetër.

Për pasojë ka mbetur edhe vetë i lënduar, drejtuesi i mjetit tjetër dhe pasagjerët e tij përfshirë dhe një fëmijë 2-vjeç, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K.B. 36 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë parregullt”.

Me datë 23.09.2022, rreth orës 00:00, duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën interurbane dytësore Milot – Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Treshit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përfshirë në aksident me një mjet tjetër.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi K.B., drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi A.Sh. 36 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu të plagosur përfunduan dhe pasagjerët në mjetin e shtetasit A.Sh., konkretisht K.M. 20 vjeçe, banuese Lezhë, E.T. 19 vjeçe, banuese në Vlorë. Po ashtu u lëndua dhe një fëmijë i mitur 2 vjeç. Këta persona ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta piktori Sali Shijaku

Arti shqiptar është në zi. Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku u shua në orët e para të mëngjesit në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhën...

09:57

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI