Flash

Ukraina zvogëlon praninë diplomatike të Iranit për shkak të furnizimit të Rusisë me dronë

Lapsi.al 24 September 2022
Ukraina zvogëlon praninë diplomatike të Iranit për shkak

Kievi tha se ka vendosur të zvogëlojë praninë diplomatike të Iranit në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve në Rusi.

“Furnizimi i Rusisë me armë për të luftuar kundër Ukrainës është një akt jomiqësor që i jep një goditje të rëndë marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Iranit”, tha ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, më 23 shtator.

“Në përgjigje të një akti të tillë jomiqësor, pala ukrainase ka vendosur t’ia heqë akreditimin ambasadorit të Iranit dhe gjithashtu të zvogëlojë ndjeshëm numrin e stafit diplomatik të Ambasadës iraniane në Kiev”, vazhdon njoftimi.

Irani në të kaluarën ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Ukrainës se po furnizon me dronë Rusinë.

Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe që të një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136. Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë.

Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.

Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore.

Në mesin e shtatorit, presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi Iranin dhe u takua me homologun e tij, Ebrahim Raisi. Ky ishte takimi i dytë me tyre në dy muajt e fundit, pasi presidenti rus ka vizituar Teheranin edhe më 19 korrik./ TCH

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI