Flash

"Pas ndeshjes flasin të gjithë, luajta me injeksione": Uzuni, super-gol e kritika skuadrës

Lapsi.al 24 September 2022
"Pas ndeshjes flasin të gjithë, luajta me injeksione":

“Te Granada kam luajtur me injeksione. Kur panë këmbën në Kombëtare më thanë që mund të iki po të dua. Sakrifikova për kombin, gjithmonë do të sakrifikoj me këtë fanellë. Do të jem ndaj Islandës padyshim, shpresoj që edhe me gol”. Myrto Uzuni tregon garën me kohën për të rikuperuar, që kulmoi me pak minuta në fushë e golin spektakolar. Sulmuesi shënoi golin e vetëm në 2-1 me Izraelin, por që nuk mjaftoi, për shkak të gabimeve individuale: "Mbas ndeshjes mund të flasim të gjithë, por kryesorja të analizojmë gabimet që të mos i bëjmë, të fokusohemi te ndeshja e radhës se kështu e pësojmë në fund".

Lexo më tej: Uzuni humb Izraelin, shpresohet për Islandën: Kombëtarja kompleton të gjithë grupin

Beratasi i Granadës e ka shtuar edhe më shumë dozën e kritikave, që nuk është se janë zbehur në mendjen e tij nga goli i shënuar: "Besoj se është një nga golat më të bukur në karrierë, ndjehem i mërzitur. Të analizojmë gabime e të mos bëjmë të tjera se janë foshnjarake. Mendoj se nuk duhet të punojmë për formacionin, por të punojmë për ekipin. Unë kam qejf të luaj gjithmonë, por kush e meriton të luajë. Ne duhet të luajmë për fanellën, për kombin, përfaqësojmë të dashurit, të gjithë Shqipërinë”, e mbylli Uzuni.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI