Flash

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, moti sot

Lapsi.al 25 September 2022
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, moti sot

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominuese në të gjithë territorin e Shqipërisë përgjatë gjithë 24-orëshit. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës. Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet që vranësirat të jenë të shpeshta, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë te rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit, por do të ketë dhe intervale me vranësira të lehta. Pritet që pas mesdite gradualisht vranësirat e pakta të bëhen më të dukshme.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV parashikohet të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24-orëshit. Gjatë paradites orët me diell pritet të jenë të shumta në territorin e MV. Ndërsa mesdita dhe pasditja do të sjellin kalime të pakta vranësirash.

Rajoni dhe Europa

Mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta Europa Lindore dhe Veriore, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë rrebeshe shiu. Po ashtu në dominimin e motit të paqëndrueshëm paraqitet dhe qendra e kontinentit. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta piktori Sali Shijaku

Arti shqiptar është në zi. Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku u shua në orët e para të mëngjesit në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhën...

09:57

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI