Flash

Çiklisti hollandez sherr me dy minorene se i prishën gjumin: Van der Poel arrestohet

Lapsi.al 25 September 2022
Çiklisti hollandez sherr me dy minorene se i prishën gjumin: Van der

Çiklisti holandez Mathieu van der Poel u arrestua në prag të garës elitare rrugore në kampionatin botëror që po zhvillohet në Australi. Incidenti ka ndodhur pas një sherri gjatë natës me fqinjët e zhurmshëm dhe është bëri i ditur nga policia. 27-vjeçari ishte ndër favoritët për fanellën e fituesit. Ai e filloi garën prej 266.9 km rreth qytetit bregdetar të Wollongong, në jug të Sidneit, por u tërhoq pas vetëm 30 km. “Është e vërtetë, po – i tha van der Poel transmetuesit belg Sporza –. Pata një kontradiktë me fqinjët e zhurmshëm dhe këtu janë mjaft të ashpër”.

Van der Poel u lirua me kusht, por do të dalë para gjykatës të martën e ardhshme. "Nuk munda të kthehesha në dhomën time deri në katër të mëngjesit. Sigurisht që nuk është ideale. Është një fatkeqësi, por nuk mund të bëj asgjë. Po përpiqem të dal nga kjo histori sa më mirë që mundem," tha ai. Policia e Neë South Wales konfirmoi se ka pasur një sherr në një hotel të Sidneit dhe se një 27-vjeçar u akuzua për sulmin ndaj dy vajzave 13 dhe 14-vjeçare. Por policia nuk bëri të ditur emrat e tyre. "Burri i ka shtyrë të dy adoleshentet, njëra ra në tokë dhe tjetra u shty pas një muri duke i shkaktuar një gërvishtje të lehtë në bërryl". Policia u thirr nga drejtuesit e hotelit dhe "arrestoi një burrë 27-vjeçar me akuzën për agresion të zakonshëm".

SQARIMI

“Po është e vërtetë, ka pasur një debat të vogël”, konfirmoi për gazetarët Van der Poel para garës. Ciklisti ka dhënë edhe versionin e tij të fakteve. "Doja të flija herët mbrëmë, por në korridorin e hotelit kishte shumë fëmijë që më trokisnin vazhdimisht në derë. Pas pak u lodha dhe u thashë, në mënyrë jo shumë të qetë, të ndalonin".

Van der Poel pati një sezon të jashtëzakonshëm me fitore në Dwars Door Vlaanderen dhe Tour of Flanders. Ai mori një vend të tretë në Milan-Sanremo, doli i katërti në Garën e Amstel Gold dhe i nënti në Paris-Roubaix.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI