Flash

De Ketelaere, talenti i madh i Milan ka 6 muaj që nuk shënon: Pioli studion si ta zhbllokojë

Lapsi.al 25 September 2022
De Ketelaere, talenti i madh i Milan ka 6 muaj që nuk shënon: Pioli

Te Milani ka një plan për të zhbllokuar Charles De Ketelaere në zonën gol. Belgu e nisi mirë me kuqezinjtë, por ende nuk ka shënuar. Kështu që në Milanello janë të bindur se ka ardhur koha e duhur për të thyer agjërimin e gjatë dhe për të bërë kthesën. Goli i fundit i shënuar nga belgu në një ndeshje zyrtare daton në prill të vitit 2022 (Beerschot-Bruges 1-3). Gjashtë muaj thatësirë që nuk e trembin personin në fjalë ("Po punoj për këtë"), por që fillojnë të peshojnë. Sidomos në një kohë të sezonit të karakterizuar nga një turne i ngjeshur në të cilin do të nevojitet ndihma e të gjithëve.

Me kuqezinjtë, CDK-ja ka bërë gjithmonë mjaft mirë deri më tani, siç e dëshmuan edhe duartrokitjet e San Siros. Por për të bërë një hap në cilësi, nevojitet më shumë. Duhet të tregojë se mund të jetë i dobishëm për cështjen edhe në fazën realizuese. Një objektiv që Pioli e ka në mendje dhe që shpreson ta arrijë falë disa masave taktike. Nis me rritjen e kohës së lojës së belgut. Në shtator ai ka startuar titullar katër herë nga pesë. Trajneri i kuqezinjve do t'i kërkojë ish-lojtarit të Brugge të rrisë gamën e tij të veprimit, duke sulmuar thellësinë.

Një lëvizje që në planet e trajnerit duhet ta afrojë mesfushorin me zonën dhe të rrisë fuqinë goditëse të kuqezinjve pranë Giroud. Kjo ofron më shumë zgjidhje sulmuese dhe paparashikueshmëri në manovër në 30 metrat e fundit. Gjithçka me më shumë kurajo dhe cinizëm për të ngritur ritmin dhe cilësinë e shfaqjeve në 3/4. E për të treguar më të mirën e repertorit si në ditët e Brugge. Pika e kthesës ka ardhur për De Ketelaere.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI