Flash

Dumfries, motivon Interin në momentin e krizës: "Duam të fitojmë titullin, humbja e vitit të shkuar djeg"

Lapsi.al 25 September 2022
Dumfries, motivon Interin në momentin e krizës: "Duam të

Në shtëpinë e Inter ka një dëshirë për shpengim dhe për të ngritur menjëherë kokën pas pauzës së kombëtareve. Këtë e konfirmon Denzel Dumfries, i cili foli për momentin e zikaltërve nga grumbullimi i kombëtares holandeze: “Duam të fitojmë titullin sepse e humbëm sezonin e kaluar. Ajo ndjenjë ende djeg shumë”, tha anësori për De. Telegraaf. Një motivim plus i ardhur nga Holanda, për të karikuar ambjentin zikaltër në funksion të ndeshjes ndaj Romës të planifikuar për të shtunën.

Dumfries foli më pas edhe për merkaton e transferimeve. Ai evidentoi edhe dallimet mes filozofisë së lojës që zbuloi në Serie A dhe asaj të kombëtares oranje: "Interes nga klubet e tjera? Padyshim që më pëlqen, por mbetem i fokusuar te Interi. Këtu në kombëtare ushtrojmë presion ndaj zotëruesi të topit. Ndërsa në Itali mbrohet shumë mirë nga pozicioni i tij. Edhe të qëndrosh i qetë kur kundërshtari e ka topin është art. Kombëtarja megjithatë nuk është një ndryshim i madh për mua. Kthej vëmendjen sapo hipi në avion".

Lexo më tej: Marotta, mbështetje Inzaghit, alibi për asnjë: Interi, nga tetori në mes të nëntorit, 12 ndeshje vendimtare

Një koment i mbrojtësit edhe për teknikun oranje Van Gaal: "Jam i lumtur që trajneri më lavdëron për impenjimin, fuqinë time dhe aftësinë e të vrapuarit. Me të mund të bëhem një lojtar më i mirë. Por për ta bërë këtë duhet të jap gjithçka, në çdo seancë stërvitore”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI