Flash

Gafa angleze e Del Piero: për Pinturicchio me Anglinë luante akoma… Wright-Phillips!

Lapsi.al 25 September 2022
Gafa angleze e Del Piero: për Pinturicchio me Anglinë luante

Të bësh opinionistin nuk është një punë e lehtë, edhe nëse ke qenë kampion në fushë. Janë të shumta rastet që ata që ndoshta me topin në këmbë nuk kanë nxjerrë shkëndija, kanë dalë komentues të shkëlqyer. E kanë treguar se kanë kohën e duhur para kamerës dhe aftësinë për të përfshirë publikun. E në të kundërt, ata që kanë shkruar historinë e klubit apo kombëtares së tyre, nuk mund ta rikrijojnë atë magji kur duhet të shprehin mendimin e tyre. Te këta të fundit është futur edhe Alex Del Piero. Ish-juventini ishte vetmi italian që mundi t'i bënte anglezët të qeshnin pas humbjes kundër Italisë...

Siç raporton The Sun, Pinturicchio ishte ftuar nga Channel4 si opinionist për të komentuar ndeshjen. Por kur erdhi puna për të thënë fjalën e tij, në fund të ndeshjes, ish-kapiteni i Juventusit bëri një nga ato... gafat qesharake. “Sa herë që skuadra angleze ka bërë presing lart, pati raste të rëndësishme, veçanërisht kur Wright-Phillips lëvizte topin”. Sa keq për Del Piero që Shaun-Wright Phillips nuk luan për ekipin kombëtar që nga viti 2010. E është tërhequr nga futbolli në vitin 2017. Duke marrë parasysh që në fushë nuk ishte as ai me emër të përafërt Kalvin Phillips, gjasat më të mëdha janë që Pinturicchio të ketë ngatërruar Bellingham apo Saka...

REAGIMI

E britanikët, si e morën? Shumë mirë, sepse pavarësisht se performanca e kombëtares së tyre nuk ishte më e mira, nuk e kanë humbur sensin e humorit. "Nuk e di se çfarë loje pa Del Piero! Por mendoj se e kam dëgjuar të thërriste një nga lojtarët tanë Wright-Phillips!", shpjegonte dikush në Twitter. "Ai ndoshta po shihte një ripërsëritje të ndonjë ndeshjeje të vitit 2006", tha dikush tjetër menjëherë. Përveç kësaj, megjithatë, prania e Del Piero u vlerësua nga audienca angleze.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI