Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Habit patriarku Kirill: Ushtarët që vdesin në Ukrainë u lahen mëkatet

Lapsi.al 25 September 2022
Habit patriarku Kirill: Ushtarët që vdesin në Ukrainë u

Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse bëri një deklaratë të pazakontë në predikimin e tij të kësaj të diele. Ai tha se të gjitha mëkatet do të lahen për ushtarët që vdesin në Ukrainë.

"Ne jemi të vetëdijshëm se ata që vdesin duke përmbushur detyrën e tyre ushtarake, sakrifikojnë veten për të tjerët. Kjo sakrificë pastron të gjitha mëkatet e bëra" – tha patriarku në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ditët e fundit Kirill u kishte bërë thirrje besimtarëve që të angazhoheshin në luftë. “Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake. Dhe mbani mend se nëse vdisni për atdheun tuaj, do të jeni me Perëndinë në mbretërinë e tij".

Ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje komunitetit hebre rus që të japë një "kontribut të fortë" për identitetin multietnik të vendit. Deklaratën e bëri në një mesazh me rastin e Vitit të Ri hebre.

“Është shumë e rëndësishme që duke u qëndruar besnikë traditave shpirtërore, hebrenjtë e Rusisë të japin një kontribut të fuqishëm në diversitetin kulturor në vendin tonë.

Kjo për të forcuar harmoninë ndëretnike dhe parimet e respektit të ndërsjellë dhe tolerancës fetare”, - tha ai. Megjithatë dhjetëra mijëra hebrenj janë larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës. Të tjerë pritet të ikin pas shpalljes së mobilizimit.

Në krahun tjetër zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk i tha BBC se Moska po mban peng civilë. "Civilët nuk janë liruar gjatë disa shkëmbimeve të të burgosurve. Civilët duhet të kthehen, jo të shkëmbehen.

Mes tyre ka shumë gra. Gratë duhet të lirohen, sepse rusët po sillen në mënyrë të tmerrshme. Ata abuzojnë, rrahin gratë tona, torturojnë gratë tona. Bota nuk duhet të shikojë në heshtje sesi gratë tona vriten në burgje" – tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Kaos në shumë qendra votimi në Itali

Radhë dhe probleme në shumë qendra votimit në Itali. Vendi fqinj mban sot zgjedhjet për qeverinë e re. Ndryshe nga herët e shkuara zgjedhjet po kalojnë pa probl...

17:43

65-vjeçar gjendet i mbytur në lumin Vjosa

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Vjosa nga policia. Mësohet se viktima që dyshohet të jetë mbytur në rrjedhën e lumit është një 65-vjeçar nga Përmeti. ...

16:28

Gilmando Dani kërkon lirimin e me kusht

Gilmando Dani ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht. Dani është një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit. Ai është dënuar me 12 vite...

15:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI