Flash

Pogba e Chiesa, frymëmarrje për Allegrin: francezi gati për Benfikën, sulmuesi pas Bolonjës

Lapsi.al 25 September 2022
Pogba e Chiesa, frymëmarrje për Allegrin: francezi gati për

Është e vështirë të gjesh lajme të mira te Juventus në këtë periudhë. Por ndoshta mund të ketë pak dritë në fund të tunelit. Allegri duhet të ketë në dispozicion në ekip Locatelli, Rabiot dhe Alex Sandro kur të rifillojë kampionati. Por shenja inkurajuese vijnë edhe nga dy prej lojtarëve më të pritur: Paul Pogba dhe Federico Chiesa. Sigurisht, do të duhet pak kohë për t'i parë ata në fushë, ndoshta si titullarë, por diçka po lëviz.

Në veçanti, ka optimizëm rreth Pogba. Francezi, pas operacionit në gju në fillim të muajit, po vazhdon me shpejtësi rikuperimin e tij. Pogba mund të jetë i disponueshëm në kohë për atë që duhet të jetë ndeshja më e rëndësishme e bardhezinjve e kësaj periudhe. E thënë ndryshe, ndeshja e Lisbonës kundër Benfikës më 25 tetor. Në lojë mund të jetë kalimi në raundin tjetër, nëse Vlahovic dhe shokët e tij e bëjnë detyrën e tyre kundër Maccabi Haifa. Do të ishte një prani e rëndësishme në tentativë për tu kualifikuar në fazën e 1/8, si për sezonin sportiv, ashtu edhe për arkat e klubit.

Megjithatë nuk dihet se kur Allegri do të mund të ketë në dispozicion sërish Chiesa. Thuhet në janar, por sulmuesi të paktën duket pranë rikthimit në grup. Madje flitet për javën që pason ndeshjen e 2 tetorit kundër Bolonjës. Më pas atij do t'i duhet ende pak kohë për të rifituar një gjendje të pranueshme fizike. Por të paktën problemet e reja duket se janë shmangur pas ngadalësimit të një programi, që duhej ta shihte gati në fillim të shtatorit. Ëndrra, edhe për të, quhet Benfica.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI