Flash

Super tajfuni Noru shkon drejt Filipineve, ngrihet alarmi

Lapsi.al 25 September 2022
Super tajfuni Noru shkon drejt Filipineve, ngrihet alarmi

Super tajfuni Noru po shkon drejt Filipineve. Ai pritet të zbresë në ishullin Luzon të dielën, duke bërë që autoritetet të evakuojnë banorët e qyteteve bregdetare.

Duke qenë se ky tajfun shoqërohet me erëra me shpejtësi 185 kilometra në orë, është më i forti i regjistruar në Filipine këtë vit. Ai po forcohet shumë shpejt. Tajfuni pritet të arrijë në arkipelag këtë mbrëmje në një distancë prej rreth 80 kilometrash në verilindje të kryeqytetit Manila. Kjo sipas shërbimit kombëtar të motit.

“Ne u kërkojmë banorëve të zonave të rrezikuara që të respektojnë thirrjet për evakuim kur është e nevojshme”. Kështu tha shefi i Policisë Kombëtare të Filipineve, gjenerali Rodolfo Azurin.

Filipinet përjetojnë tajfune të shpeshta, një fenomen që ka të ngjarë të përkeqësohet për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas shkencëtarëve. 9 muaj më parë, një tjetër super tajfun kishte vrarë më shumë se 400 njerëz në vend. Shpejtësia e erërave që shoqëronin Norun u rrit në 90 kilometra në orë në vetëm 24 orë, me rritjen e përshkruar si “të paprecedentë”, vuri në dukje meteorologu Rob Gill.

Sipas shërbimit të motit, erërat e Noros mund të arrijnë shpejtësinë 205 kilometra në orë kur ai, ende në Paqësor, të zbresë në tokë sonte.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi për përmbytje, rrëshqitje dheu dhe stuhi të forta.

Në provincën Quezon, e cila është në rrugën që Noru ka të ngjarë të marrë, banorët e disa fshatrave janë evakuuar. Lajmin e dha Mel Avenila, një zyrtar i zyrës lokale të parandalimit të fatkeqësive.

Në provincën fqinje të Aurora, banorët e qytezës Dingalan tashmë janë evakuuar dhe janë në strehimore.

Tajfuni pritet të dobësohet ndërsa kalon Luzon qendrore përpara se të largohet në Detin e Kinës Jugore të hënën duke u nisur drejt Vietnamit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI