Flash

Video/ Kipchoge thyen rekordin e tij botëror në maratonë: në Berlin përmirëson shifrat e 2018, në moshën 37 vjeçare

Lapsi.al 25 September 2022
Video/ Kipchoge thyen rekordin e tij botëror në maratonë: në

Eliud Kipchoge nuk njeh moshë e kohë. 37-vjeçari kenian, dy herë kampion olimpik, vendosi rekordin e ri botëror në maratonë. Arritjen atleti e bëri në edicionin e 48-të të Maratonës së Berlinit me kohën 2h01'09 ". Keniani thyen kështu rekordin prej 2h01'39" që ai vetë e kishte vendosur, po në Berlin, në edicionin e vitit 2018.

Për Kipchoge kjo është fitorja e katërt e marrë në rrugët e kryeqytetit gjerman, në pesë pjesëmarrj. Më parë ai kishte triumfuar në 2015 me kohën 2h04'00”, në 2017 me 2h03'32 dhe në 2018 duke kornometruar kohën në 2h01'39".

Lexo më tej: VIDEO/ Racizëm në maratonën e Tiranës? Atletja keniane refuzoi Erion Veliajn dhe Luiza Gegën

Kështu Kipchoge barazohet me Haile Gebrselassie, i cili ishte i pari që kaloi vijën e finishit të Maratonës së Berlinit për katër vjet rresht. Etiopiani dominoi garat e distancave të mëdha nga 2006 deri në 2009.

https://www.youtube.com/watch?v=NpdLgWVQIAM

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI