Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Video/ Cikalleshi zbuloi gjendjen në dhomat e zhveshjes në Tel Aviv: "Lojtarët ishin të shkatërruar emocionalisht"

Lapsi.al 26 September 2022
Video/ Cikalleshi zbuloi gjendjen në dhomat e zhveshjes në Tel Aviv:

"Situata nuk është e mirë, e pranojmë këtë gjë. nuk mund të themi asgjë tjetër. Donim të ishim në vendin e parë e kjo tani nuk është e mundur. Por është një ndeshje që na ndihmon të shkojmë në vendin e dytë, jemi në një pozicion që edhe kritikat kanë vërshuar ndaj nesh". Sokol Cikalleshi, në krah të teknikut Reja në konferencën për shtyp, nuk fshihet pas fjalëve. Sulmuesi ka komentuar humbjen 2-1 në Izrael, duke treguar edhe gjendjen në dhomat e zhveshjes. "Lojtarët sa mbaroi ndeshja ishin të shkatërruar emocionalisht. Kemi folur që atëherë e vazhdojmë të flasim ende. E gjitha fillon te pjesa e gabimeve që nuk po na ndahen. Nuk duhet të drejtojmë gishtin te një lojtar se jemi të gjithë bashkë këtu. Jemi një familje e madhe, do të vazhdojmë të jemi kështu".

Sulmuesi sipas të gjitha gjasave do të jetë kapiteni në ndeshjen e nesërme. Cikalleshi shpreson që fitorja e menguar të vijë në ndeshjen e fundit të Nations League: "Fitoren urojmë ta bëjmë nesër se ende nuk ka përfunduar. Kemi një ndeshje që për mendimin tim është e rëndësishme pasi mund ta përfundojmë në vendin e dytë. Me trajnerin Reja duke e krahasuar me De Biazin, kemi një futboll më ndryshe. Atëherë ishim më difensiv, atëherë pyetej që pse nuk shënojmë shumë. Tani kemi pasur skemën më ofensive, kemi qenë më shumë para portës -sqaroi sulmuesi, që kujtoi edhe njëherë se jemi një skuadër e vogël -. Përveç anës taktike, është edhe analiza që duhët të bëjmë ne lojtarët, duhet të ketë përqendrim më të madh, të kemi mbështetje dhe krijojmë harmoninë që na bën të shkojmë para. Jemi ekip i vogël, jo Anglia e Franca, që vetëm me dëshirë e pasion për fanellën mund të arrijmë gjëra të mëdha".

ISLANDA

Tani kërkohet një provë karakteri në Air Albania. Shqipëria duhet ende të marrë fitoren e parë në këtë edicion të Nations League. E nëse e arrin ndaj islandezëve, do t'i parakalojë edhe në renditje: "E thashë që situata nuk është shumë e mirë. Por kjo është një ndeshje që kemi mundësi për ta fituar dhe rregullojmë ato pak gjëra që janë detaje dhe ato bëjnë diferencën. T’ia lëmë fushës, nuk duhet të flasim shumë para ndeshjes. Para dy ditësh duhej medoemos për të fituar. Kjo është për moral më shumë e për të treguar që mund të ringrihemi më të fortë e vazhdojmë para. Të bëjmë atë që duan të gjithë shqiptarët, që kombëtarja të jetë aty ku e meriton”, e mbylli Cikalleshi.

https://www.youtube.com/watch?v=yl2ObEEIINY

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI