Flash

Dalin në protestë nxënësit e shkollës 'Mehmet Akif': Na shkatërruat çdo ëndërr

Lapsi.al 26 September 2022
Dalin në protestë nxënësit e shkollës 'Mehmet

Nëxnësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit. Kolegji u mbyll pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet. Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

“Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anuloni mbylljen e ‘Mehmet Akif’”, kanë thënë nxënësit para ministrisë.

Kryeministri Edi rama ka reaguar pas protestës së nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll pak ditë më parë nga qeveria.

 

Rama thotë se nxënësit duhet të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje, nërsa shton se Ministria e Arsimit ka zbatuar ligjin.

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Të këshilluara

Digjet një furgon në Korçë, detajet e para

Një automjet furgon është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, ku ka rënë zjarr në mjetin tip fur...

08:59

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI