Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Indeksi/ Shqipëria shkel rregullisht të drejtat e punonjësve

Lapsi.al 26 September 2022
Indeksi/ Shqipëria shkel rregullisht të drejtat e punonjësve

Të drejtat e punonjësve nuk janë përmirësuar në Shqipëri gjatë viteve 2020-2021, duke mbetur në nivelin 3 nga një sistem pikësimi ku 1 është vlerësim i lartë dhe 5 është vlerësim i ulët, sipas indeksit të të Drejtave Globale të Punonjësve që hartohen nën kujdesin Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave dhe ILO-s.

Vlerësimi me 3 i Shqipërisë tregon se, të drejtat e punonjësve shkelen në mënyrë të rregullt. Indeksi tregon se në Europë, më e shkelura kanë qenë e drejta për grevë dhe e drejta për të negociuar kolektivisht.

Nëpërmjet ratifikimit të Konventave të ILO-s, qeveritë e Europës Qendrore dhe Lindore u angazhuan për zbatimin e të drejtave të punëtorëve. Por në realitet, shumë punonjës në Europën Juglindore përballen me dhunim te të drejtave.

Ndërmjet viteve 2020 dhe 2021, Hungaria shënoi përkeqësim të indeksit nga 3 në 4, duke treguar një rritje të shkeljeve të të drejtave të punëtorëve. Situata nuk është përmirësuar gjatë vitit të kaluar dhe indeksi vazhdon të tregojë një “shkelje sistematike të të drejtave”.

Edhe Serbia dhe Rumania kishin të njëjtin rezultat. Dy vende që arritën zhvillime pozitive midis 2020 dhe 2021, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, e konsoliduan progresin. Rezultati për këto vende mbeti në 3, duke treguar “shkelje të rregullt të të drejtave”. Në vitin 2020, të dyja vendet morën pikën 4.

Shqipëria, Bullgaria dhe Polonia u renditën gjithashtu në kategorinë 3, pa ndryshime të mëdha. Kroacia, Çekia, vendet baltike, Sllovakia, Mali i Zi dhe Moldavia u renditën në nivelin 2 të indeksit, me “shkelje të përsëritura të të drejtave”.

Vendet e zhvilluara.

Indeksi vëren se, nuk ka asnjë shtet evropian që te kanë marrë vlerësimin më të keq prej 5+. Vitin e kaluar, Ukraina mori pikën më të keqe në nën-rajon, me 5, që tregon se, punëtorët “nuk kishin garanci për të drejtat”. Për shkak të luftës, Ukraina nuk u përfshi në raportin e këtij viti.

Vetëm pesë vendeve, Austria, Gjermania, italia dhe irlanda morën vlerësimin më lartë me pikën më të mirë (1). Sipas indeksit, këto janë vendet më të mira në botë për sa i përket zbatimit të të drejtave të punëtorëve.

Në Evropën Qendrore dhe Lindore, ILO mbështeti përpjekjet e sindikatave për të përmirësuar klimën e e te drejtave të punonjësve. Në Maqedoninë e Veriut sindikatat zhvilluan një aplikacion në telefon celular. Aty punëtorët mund t’i raportojnë sindikatës shkeljet e të drejtave dhe kushtet e pasigurta të punës. Aplikime të ngjashme do të zhvillohen po synohen në të gjitha Ballkanin,

Ankesat më të shumta të punonjësve në Ballkan kanë të bëjnë me vonesat e pagave, punë jashtë orarit, të drejtën për pagë minimale dhe kontributet. MONITOR

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI