Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Maguire mbrohet me 'çështje klikimesh': “Më kritikojnë vetëm sepse përbëj lajm”

Lapsi.al 26 September 2022
Maguire mbrohet me 'çështje klikimesh': “Më

Ditët e fundit Giorgio Chiellini kishte shpenzuar fjalë të bukura në mbrojtje të Harry Maguire. Mbrojtësi dhe kapiteni i Manchester United është gjithmonë nën syrin vigjilent të kritikëve pas paraqitjeve jo në nivelin e 90 milionë eurove të shpenzuara nga Djajtë e Kuq. Për ta sjellë në Old Trafford në 2019 nga Leicester, United e bëri Maguire mbrojtësin më të shtrenjtë në botë. Por kritikat për qendrën britanike vazhdojnë të vijnë dhe këtë herë ai ka vendosur të bëhet avokat i vetes.

Maguire përpiqet të mos merret shumë duke dëgjuar kritikat që vijnë me përpikmëri në llogarinë e tij. Kritika, sipas tij, të krijuara 'ad hoc': “Nuk i kushtoj shumë rëndësi asaj që thonë njerëzit për mua”, tha ai për TalkSport, pas humbjes së Anglisë kundër Italisë. “Gjithmonë mendoj se nëse dikush arrin të krijojë një histori që ka lidhje me mua, do të përbëjë lajm sepse unë jam kapiteni i Manchester United”.

Lexo më tej: Chiellini në mbrojtje të Maguire: “Te United i kërkojnë shumë, vetëm sepse e paguan shumë”

Mbrojtësi i United është i bindur se kritikat ndaj tij gjenerojnë shumë interes: “Prandaj e bëjnë këtë, për të marrë klikime apo diçka tjetër. Por unë shkova në Kampionatin Evropian pas një dëmtimi që më mbajti të palëvizshëm për tetë javë. Nuk kisha luajtur as një ndeshje, por gjithsesi iu bashkova skuadrës së më të mirëve të turneut. Pra, nëse flasim për të ndryshkur, jam i sigurt se është diçka që nuk më ndodh kollaj”, përfundoi ai.

Sigurisht qendrës angleze nuk i kursehet as gabimi më i vogël. Por në fund të fundit, nga mbrojtësi më i paguar i historisë së futbollit pritet shumë, shumë më tepër.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI