Flash

Merreshin familjarisht me lëndë narkotike, arrestohet çifti dhe djali i tyre

Lapsi.al 26 September 2022
Merreshin familjarisht me lëndë narkotike, arrestohet çifti dhe

Një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Ata janë vë në pranga pasi në banesë iu gjetën 5 kg kanabis dhe municion luftarak. Policia njofton se me finalizimin e operacionit policor të koduar "Relatives", në Elbasan u arrestuan shtetasit: I. Ç., 46 vjeç, M. Ç., 41 vjeçe (bashkëshortë) dhe shtetasi D. Ç., 23 vjeç (djali i tyre).

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

"Gjatë kontrollit në dy banesa në përdorim nga kjo familje, në Gramsh, janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë prodhuar dhe përgatitur për shitje nga 23-vjeçari dhe prindërit e tij," njoftoi policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi municioni luftarak. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Digjet një furgon në Korçë, detajet e para

Një automjet furgon është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, ku ka rënë zjarr në mjetin tip fur...

08:59

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI