Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

“Nuk na lejohet të flasim, por nuk mund të hesht më”: Azmoun akuzon qverinë e Iranit, i zhdukin rrjetet sociale

Lapsi.al 26 September 2022
“Nuk na lejohet të flasim, por nuk mund të hesht më”:
Protestat revolucionare janë ndezur në Iran prej ditësh, pas vdekjes së dyshimtë të Masha Amini, një vajze kurdo-iraniane 22-vjeçare, e cila vdiq në spital pasi u arrestua nga Policia morale. Ajo akuzohej se e mbante hixhabin, shamia e kokës islame, në një mënyre të konsideruar "të papërshtatshme". Regjimi po i shtyp këto protesta me gjak. E në vazhdën e asaj që po ndodh në Iran, sulmuesi i Bayer Leverkusen, Sardar Azmoun dhe ish-legjenda e futbollit iranian, Ali Karimi, kanë shprehur publikisht solidaritetin e tyre me lëvizjen protestuese. Me Sardar Azmoun, lëvizja protestuese në Iran ka fituar një tjetër mbështetës të famshëm. Sulmuesi i Leverkusen shprehu publikisht solidaritetin me protestuesit në vendin e tij në Instagram. Në deklaratën e tij, ai konfirmoi se Federata iraniane po ushtron presion të fortë ndaj lojtarëve në mënyrë që ata të mos publikojnë asgjë në lidhje me këtë: “Për shkak të rregullave të ekipit kombëtar – shkruan ai – nuk na lejohet të themi asgjë deri në fund të grumbullimit tonë aktual. Por nuk e duroj dot më heshtjen”. “Nëse duan të më largojnë nga skuadra, është sakrifica për një fije floku të një gruaje iraniane”, ka vazhduar Azmoun. “Ky postim nuk mund të fshihet në asnjë rrethanë. Turp tiu vijë për lehtësinë me të cilën vrisni njerëzit. Rrofshin gratë iraniane”. Menjëherë pas kësaj, llogaria e Azmoun në Instagram u zhduk në mënyrë misterioze. Dy orë më vonë, historia dhe postimi që përmbante deklaratën e tij ishin sërish të aksesueshme. Të hënën në mëngjes, megjithatë, të gjitha postimet, qofshin ato foto apo histori, ishin zhdukur.

DENONCIMI I ALI KARIMI

Edhe Ali Karimi, një hero i vërtetë kombëtar iranian, i treti për nga numri i paraqitjeve për fanellën e vendit të tij, ishte shprehur gjithashtu për këtë temë. Nëpërmjet kanaleve sociale ai ka publikuar video të protestave kundër qeverisë. Madje ka bërë kritika të qarta për represionin e përgjakshëm të regjimit. “Mos kini frikë nga gratë e forta. Ndoshta do të vijë dita kur ata do të jenë ushtria juaj e vetme”, shkroi ai pak ditë më parë në Twitter. Postim pas të cilit Garda Revolucionare iraniane madje kërkoi arrestimin e tij. Ndërkohë, duket se ekipi kombëtar që do të luajë Botërorin e ardhshëm në Katar, është totalisht i përçarë për këtë temë. Disa lojtarë mbështesin pozicionin e Azmoun dhe Ali Karimit dhe shumë të tjerë (të mbështetur nga Federata e Futbollit) janë kundër. Një përçarje që po krijon shumë probleme brenda dhomave të zhveshjes, me “rebelët” që kërkojnë edhe bojkotimin e Botërorit. Ndërkohë, represioni në vend vazhdon, ku agjencia e lajmeve Reuters deri tani numëron 41 të vdekur dhe 733 të plagosur.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI