Flash

Rama-nxënëseve të “Mehmet Akif Ersoy”: Protestoni kundër pronarëve që shitën godinën

Lapsi.al 26 September 2022
Rama-nxënëseve të “Mehmet Akif Ersoy”: Protestoni

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e nxënëseve të shkollës “Mehmet Akif Ersoy”. Në një status në “Twitter” Rama shkruan se nxënëset e shkollës së mbyllur duhet të protestojnë kundër pronarëve. Sipas kryeqeveritarin ata shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin diku tjetër, pa marrë leje.

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama.

Mëngjesin e sotëm ka nisur protesta e nxënseve të shkollës “Mehmet Akif”. Me pankarta në duar dhe duke ekspozuar trofetë e fituara si rrjedhojë e rezultateve të larta nxënëset kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollës.

Të këshilluara

Digjet një furgon në Korçë, detajet e para

Një automjet furgon është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, ku ka rënë zjarr në mjetin tip fur...

08:59

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI