Flash

51-vjeçarja përplas me makinë policin në Elbasan

Lapsi.al 27 September 2022
51-vjeçarja përplas me makinë policin në Elbasan

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Elbasan - Tiranë. Një 51-vjeçare me iniciale S.V. ka përplasur me makinë një efektiv policie në detyrë në afërsi të tunelit panoramik. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15 në fshatin Gracen.

Policia thotë se 51-vjeçarja ishte në drejtimin e një makine tip Lancia. Efektivi i policisë është me iniciale F. B., 53 vjeç, është transportuar në spital. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë. Bëhet fjalë për daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks. Drejtuesja e automjetit, S. V., është arrestuar në flagrancë. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Ka nisur puna për zgjedhjet vendore

Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë e PS. Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat...

19:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI