Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Inter do të bëhet amerikan: Zhang i beson shitjen e klubit Raine Group

Lapsi.al 27 September 2022
Inter do të bëhet amerikan: Zhang i beson shitjen e klubit Raine Group

Bordi i Drejtorëve të Interit do të ratifikojë nesër një deficit që duhet të jetë rreth 130/140 milionë. Në fund të tetorit, bilanci i mbyllur më 30 qershor do të sillet përpara aksionerëve. Humbje më të larta se parashikimet e bëra disa muaj më parë. Por gjithësesi më të ulëta se -245 milionë të një sezoni më parë. Klubi "djeg" rreth 10 milionë në muaj dhe bllokada e vendosur nga qeveria kineze imponon një linjë të përgjithshme shtrënguese. Zgjidhja është shitje te investitorët amerikan.

E familja Zhang nuk ia del dot pa një ndryshim që vështirë se mund të sanksionohet gjatë Kongresit të 20 të Partisë Komuniste. Skenari mbetet i njëjtë, situata për momentin nuk është më e qëndrueshme as në planin afat shkurtër. Kjo sepse nëpërmjet kompanisë së saj Holding në Luksemburg, familja Zhang ka nënshkruar një hua prej 275 milionë euro me fondin amerikan Oaktree. Huaja duhet shlyer në vitin 2024, me sanksion kalimin e pronësisë tek Oaktree, nëse nuk ndodh.

AMERIKANËT

Kjo është arsyeja pse më shumë se një partner i ri, për Zhang vlen shitja e Inter. Në lidhje me këtë, Il Sole 24 Ore raporton sot se pas mandatit të Goldman Sachs, tashmë familja i ka besuar një detyrë të dytë bankës amerikane të investimeve Raine Group. Bëhet fjalë për të njëjtën që i shiti Chelsea disa muaj më parë, grupit të investitorëve të përfaqësuar nga Todd Boehly. Siç nënvizon gazeta ekonomike, "zona gjeografike e kërkimit të investitorit të mundshëm mbetet, si në rastin e Blues, ajo amerikane. Tani mbetet për të kuptuar kohën e procesit eksplorues që synon gjetjen e një investitori.

Në javët në vijim - vazhdon Il Sole 24 Ore - një firmë ligjore me siguri do të emërohet gjithashtu si konsulent. Sipas planeve të familjes Zhang, deri pak muaj më parë, në qendër të vëmendjes ishte kërkimi i një aksioneri të minorancës, i cili mund të sillte burime të reja. Por kjo rrugë duket komplekse dhe tani zgjedhja mund të bie mbi shitjen e shumicës së klubit zikaltër. Thelbi mbetet vlerësimi i kompanisë e cila është në një nivel mjaft të lartë dhe gjithsesi mbi një miliard euro”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI