Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Anglia në Ligën B, Franca e treta më e keqe: Nations League ndez alarmin e të mëdhave para Botërorit

Lapsi.al 27 September 2022
Anglia në Ligën B, Franca e treta më e keqe: Nations League ndez

Anglia zbriti në Ligën B, Franca shpëtoi por ishte e treta më e keqe dhe gjithashtu edhe Gjermania është në vështirësi. Nga ndeshjet e fundit të grupeve të Nations League duket qartë kriza e rezultateve të kampionëve në fuqi të botës. Në fakt jo vetëm atyre, sepse edhe Gjermania nuk ka shkëlqyer. E dy muaj nga Katar 2022, për gjigantët e Europës alarmi është ndezur.

Belgjika, Portugalia dhe Spanja janë pak më mirë, por fisnikëria e futbollit nga kontinenti i vjetër sigurisht që nuk shkon në formëm më të mirën në kampionatin botëror.

Ndoshta faji për rezultatet e dobëta të emrave të mëdhenj i takon edhe kalendarit të veçantë të këtij sezoni. Prej tij kombëtaret paguajnë çmimin më të lartë të shtrënguar nga nevojat e klubeve. Katër raundet e Nations të mbledhura në disa javë në fund të sezonit të kaluar. E pastaj dy ndeshjet e fundit në këto ditë, i kanë detyruar trajnerët të mendojnë për zgjedhjet. Kështu, hapësirë eksperimenteve duke zgjeruar gamën e tyre të lojtarëve. Por në çdo rast është e drejtë që të bjerë një zile alarmi me zë të lartë. Pastaj do të jetë Kupa e Botës që do të japë vendimin.

Ndërkohë, vendimet e Nations League mund të kenë pasoja të rënda në rrugën e Italisë drejt kampionatit të ardhshëm europian. Kjo sepse në shortin e grupeve kualifikuese për Euro 2024, të planifikuar për më 9 tetor, blutë e Mancinit rrezikojnë. Ajo që i trembet Italia është përballja me një mes Anglisë dhe Francës, sipas asaj që parashikon rregullorja. Përveç katër skuadrave që do të shkojnë në Final Four, në vazon 1 do të jenë nënkampionët e katër grupeve në Ligën A plus dy të tretat më të mira.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI