Flash

Berisha flet me emra: Si është shpërblyer oligarku Salillari

Lapsi.al 27 September 2022
Berisha flet me emra: Si është shpërblyer oligarku Salillari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndjek dy standarde, duke dënuar padrejtësisht qytetarët dhe favorizuar oligarkët.

Në një takim me banorë të Gramshit, Berisha tha se kompania Salillari ka ndërtuar një pallat 10 katësh pa leje, por është shpërblyer me një tender me vlerë 8 mln euro.

“Qytetarët janë arrestuar për kate, për gardhe, kotece, 3400 qytetarë. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin? Mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra,. jo dy standarde, po ky është një diskriminim jashtë çdo standardi qytetar. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërmen shpërbehet. Po pse? Se ai i çon baulet me euro atje, fitimet e pallatet me të. Iu kërkon fëmijëve që të japin lekë që të mbledhin një fond për transportin. Ndërkohë që vetë për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë blen 4 mln instilacion arka druri dhe vazo, për të kënaqur xhepat dhe sytë e tij se zotëria po lodhet shumë, po lodhet duke vjedhur nga mëngjesi deri në darkë.”, tha Berisha.

Lexo më tej: Shembet rruga e Borshit/ Rama i puth kokën për herë të dytë Salillarit 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI