Flash

Berisha: Shqiptarët sot janë 20-30% më të varfër se në 2013

Lapsi.al 27 September 2022
Berisha: Shqiptarët sot janë 20-30% më të varfër se

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se shqiptarët janë sot 20-30% më të varfër se në vitin 2013.

Deklaratën Berisha e bëri në një takim me qytetarë të Gramshit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te shpopullimi i vendit. Për ish-kryeministrim, varfëria nuk po pakësohet, por po shtohet.

“Ju përshëndes përzemërsisht. Shpreh kënaqësinë që jam sot këtu te ju. Shpreh bindjen se sot qytetarët e Gramshit, dhe të mbarë Shqipërisë, pavarësisht dhe nga bindjet partiake, ndjekin me dhimbje dhe keqardhje shkretimin e shoqërisë së tyre, të kombit të tyre, të vendit të tyre në kuptimin e shpopullimin e shpejtë dhe marramendës. Në kuptimin e një varfërie që nuk pakësohet, por vjen gjithnjë duke u rritur. Sot shqiptarët janë të paktën 20-30% më të varfër, se në 2013-ën. Jua them me vërtetësinë më të madhe. Ata sot duhet të ishin dy herë më të mëkëmbur se në 2013. Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim së bashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto 8 vite në rrethin e Gramshit, përveç projektit të Devollit, që nuk është i këtyre viteve. Është i qeverisë së mëparshme. Kam qenë në inaugurimin e Kaskadës së Devollit. Disa orë pas meje këtu erdhi Rama dhe tha; kjo është gënjeshtra e radhës e Berishës. Ai është realiteti i çmuar". Kështu u shpreh Sali Berisha.

Lexo më tej: ‘Koalicion me Berishën për zgjedhjet lokale 2023?’/ Meta: Rëndësi ka fitorja e opozitës 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI