Flash

Biden: SHBA në pozicion të fortë për t’u ndeshur me sfidat ekonomike

Lapsi.al 27 September 2022
Biden: SHBA në pozicion të fortë për t’u ndeshur me

Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozicion më të fortë se çdo vend tjetër për të përballuar sfidat globale. Ai u kërkoi kompanive që kontrollojnë pikat e karburantit, bankat dhe shërbimet e telefonisë celulare. Po ashtu ai kërkoi që të ulen kostot për konsumatorët që po përballen me inflacionin e lartë.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të hënën, presidenti Biden tha se “tarifat e padëshiruara” bankare dhe tarifat e ndërprerjes së shërbimeve të telefonisë celulare po dëmtonin familjet. Ai tha se operatorët e pikave të shitjes së karburantit duhet të ulnin çmimet.

Komentet e Bidenit pasuan një rënie të madhe në tregun e aksioneve në Nju Jork. Për shkak të shqetësimit të investitorëve se fushata agresive e Rezervës Federale për uljen e inflacionit mund të shkaktojë një rënie të madhe të ekonomisë amerikane.

Ndërkohë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OEBCD), me seli në Paris, tha se do të ketë një ngadalësim të ekonomisë globale në pjesën tjetër të këtij viti dhe më tej në vitin 2023.

OECD rendit sulmin rus ndaj Ukrainës dhe politikat socio-ekonomike të Kinës si shkaqet kryesore të ngadalësimit ekonomik global./VOA

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI