Flash

Digjet gjatë natës makina në Vlorë

Lapsi.al 27 September 2022
Digjet gjatë natës makina në Vlorë

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Makina tip “Ford” në pronësi të L.K., është shkrumbuar nga flakët rreth orës 02:30, por nuk dihet shkaku.

Nga zjarri i rënë fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, por ende nuk dihet nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo për shkak të ndonjë defekti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Rastet e djegieve të mjeteve, sidomos natën janë bërë të shumta. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm u dogj një tjetër mjet në Korçë qëllimisht nga autorët, edhe pse pronari deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt. Ngjarja e kaluar është ende pa autor.

Të këshilluara

Digjet një furgon në Korçë, detajet e para

Një automjet furgon është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, ku ka rënë zjarr në mjetin tip fur...

08:59

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI