Flash

Dr.Dre reagon ndaj pjesëmarrjes së Rihanna në Super Bowl

Lapsi.al 27 September 2022
Dr.Dre reagon ndaj pjesëmarrjes së Rihanna në Super Bowl

Dr.Dre ka reaguar së fundmi ndaj lajmit se Rihanna do të performojë në Super Bowl LVII.

Reperi ndau emocionet e tij me Ebro Darden në Apple Music 1. Oh, zot. Më lejoni t'ju them diçka," tha ai. "Sapo mora lajmin se Rihanna do ta bëjë këtë, dhe unë jam një super fans i saj . Nuk mundem. Prisni të shihni se çfarë do të bëjë ajo."

Dre,i cili ishte pjesë e grupit të interpretuesve për shfaqjen e pjesës së parë të shkurtit 2022 - ku përfshiheshin  Snoop Dogg, Mary J. Blige, Eminem, Kendrick Lamar dhe 50 Cent - reflektoi për kohën e tij në skenën e Super Bowl, duke ndarë disa këshilla për Rihanna.

"Bashkëpuno me njerëzit e duhur dhe argëtohu," tha ai. "Duhet të sigurohesh që ke njerëzit e duhur krijues rreth teke. Ajo mund të dëshirojë të shikojë disa nga njerëzit që ne bënim shfaqjen tonë." Ai shtoi se u deshën rreth 3000 njerëz për të realizuar performancën 13 minutëshe.

"Ajo ka mundësinë të na e kalojë ," shtoi ai.

Dr.Dre gjithashtu zbuloi se shfaqja e tij e pjesës së parë në Super Bowl ishte emocionuese duke thënë: "Nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë kaq nervoz më parë."

Super Bowl LVII do të zhvillohet më 12 shkurt 2023 në State Farm Stadium në Glendale, Arizona./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/26/rihanna-rikthehet-ne-skene/

Të këshilluara

"The Crown" gjen një mbretëreshë të re

"The Crown"/ Ndërsa prodhimi i Sezonit 6 të "The Crown" u ndërpre për pak kohë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Sezoni 5 është ende në rrugën e duhur p...

13:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI