Flash

Gjermania dënon shtypjen e përgjakshme të protestave në Iran

Lapsi.al 27 September 2022
Gjermania dënon shtypjen e përgjakshme të protestave në Iran

Ministrja e Jashtme gjermane Analena Burbock bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit pas shtypjes të ashpër të protestave antiqeveritare të shkaktuara nga vdekja e një 22-vjeçare në duart e policisë.

“Tani duhet të diskutojmë shumë shpejt pasojat e mëtejshme dhe për mua këto duhet të përfshijnë sanksione kundër atyre që janë përgjegjës” për shtypjen e dhunshme, tha ministrja e jashtme gjermane për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.

“Përpjekjet për të shuar protestat paqësore me dhunë edhe më vdekjeprurëse nuk duhet të mbeten pa përgjigje,” shtoi ajo.

Pas vdekjes së Mahsa Amini, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar në të gjithë vendin në dhjetë ditët e fundit. Autoritetet vendosën kufizime në aksesin në internet për të parandaluar komunikimin midis njerëzve.

22-vjeçarja u arrestua nga policia në fillim të këtij muaji dhe vdekja e saj, në rrethana ende të paqarta, u konfirmua më 16 shtator. Autoritetet fillimisht thanë se ajo kishte sëmundje themelore dhe pësoi një arrest kardiak; familja e vajzës së re nga provinca e Kurdistanit hodhi poshtë versionin zyrtar.

Numri i viktimave dhe arrestimeve gjatë dhjetë ditëve të fundit në Iran nuk është aspak i qartë. Të paktën 1000 arrestime janë raportuar vetëm në veri dhe mijëra të tjerë vlerësohet se janë arrestuar në zona të tjera.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI