Flash

Greqia: 61% e emigrantëve në vend janë shqiptarë

Lapsi.al 27 September 2022
Greqia: 61% e emigrantëve në vend janë shqiptarë

Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se shtetasit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve në vend.

Sipas raportit që u referohet të dhënave të muajit gusht të këtij viti, 291.868 emigrantët shqiptarë rezultojnë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi dhe përbëjnë 61,4 % të të huajve të rregullt.

Në këtë numër përfshihen edhe rreth 13.329 shtetas shqiptarë që janë pajisur me kartën speciale të identifikimit “si homogjenë”, pjesëtarë të pakicës greke nga Shqipëria, që jetojnë prej vitesh në Greqi. Ata përbëjnë 67 % të të huajve që janë pajisur me këtë status.

Sipas Minsitrisë greke për Migracionin dhe Azilin, në të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i emigrantëve shqiptarë me lejeqëndrimi të vlefshme ishte dukshëm më i lartë.

Në Gusht të vitit 2021, sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit , 422.954 emigrantë nga Shqipëria rezultonin me leje të vlefshme qëndrimi dhe përbënin 63,07% të të huajve të rregullt në Greqi.

Rënia e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi pas një viti lidhet jo vetëm me procedurat e lëshimit të lejeve të qëndrimit , por edhe me një dinamikë lëvizjeje të shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Greqi drejt vendeve të tjera evropiane.

Shumë shqiptarë që jetonin prej vitesh në Greqi kanë emigruar kohët e fundit drejt vendeve të Evropës veriore dhe drejt Britanisë pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe rritjen e çmimeve./ VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI