Flash

Hailey Bieber: Nuk jam fajtore për ndarjen e Justin dhe Selena-s

Lapsi.al 27 September 2022
Hailey Bieber: Nuk jam fajtore për ndarjen e Justin dhe Selena-s

Hailey Bieber ka folur së fundmi ndaj akuzave se ajo ndërhyri në marrëdhënien e Justin me Selena Gomez.

Në një klip paraprak të emisionit "Call Her Daddy" i cili do transmetohet me 28 Shtator , Hailey hedh poshtë aludimet.

"A ke qenë me Justin gjatë kohës që ai ishte me Gomez?"  e pyet prezantuesja, Alex Cooper. “Kjo është  çmenduri. Unë nuk kam folur kurrë për këtë,” përgjigjet Hailey. "Shumë thonë :  "Ti  ndërhyre". Njerëzit nuk e dinë të vërtetën.

Ndërsa Hailey Bieber nuk e ka diskutuar ndonjëherë publikisht në detaje njohjen me Justin, ajo shpesh ka rrëfyer  se si "urrejtja" ka ndikuar tek ajo gjatë viteve.

"Ka kaluar mjaft kohë," tha Bieber në prill, duke iu referuar kohës që kur Gomez dhe Bieber u ndanë. (Ata u ndanë përgjithmonë në 2018-ën vetëm disa muaj para se artisti t'i propozonte Hailey-t.)

“Kam parë punën time. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë, ju lutem”, vazhdoi ajo në atë kohë.“Ju lutem. Kjo është kërkesa ime e vetme. Jini mizor diku tjetër.”/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/11/se-shpejti-nje-dokumentar-per-jeten-e-selena-gomez/

Të këshilluara

"The Crown" gjen një mbretëreshë të re

"The Crown"/ Ndërsa prodhimi i Sezonit 6 të "The Crown" u ndërpre për pak kohë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Sezoni 5 është ende në rrugën e duhur p...

13:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI