Flash

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Lapsi.al 27 September 2022
Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë

Moti sipas MeteoAlb: Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta. Ato do të gjenerojnë reshje shiu në territor, ku më të dukshme parashikohet që shirat të jenë në zonat Veriore. Sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here të kemi dhe reshje në formë rrebeshi. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht moti në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës duke gjeneruar reshje shiu më të shumta, herë pas here do të jenë dhe në formë e rrebesheve.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në mbizotërimin e motit të vranët që në orët e para të ditës duke gjeneruar reshje shiu. Por parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime gjatë mesditës dhe pasdites, duke sjellë në Maqedoninë e Veriut dhe reshje në formë rrebeshi.

Rajoni dhe Evropa

Vijojnë Vranësirat e dendura të gjenerojnë reshje të konsiderueshme në Veri dhe Lindje të Evropës. Gjithashtu qendra e kontinentit dhe pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit do të dominohen nga vranësirat dhe reshjet e shiut të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe Evropa Jugperëndimore do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Të këshilluara

Arrestohen 18 punonjës të burgut të Fierit

Pas një hetimi disa mujorësh nga SHKB e Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata e Tiranës vendos masat e sigurisë për 18 punonjësit e IEVP Fier. Për të 18 punonjësit ...

20:06

Paratë ruse/ Berisha nuk i ndahet Bashës

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Sali Berisha i bëri thirrje Lulzim Bashës që të flasë dhe të bëjë transparencë lidhur me financimin e aluduar rus në part...

18:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI