Flash

Rama justifikohet për “Mehmet Akif”: Nuk e mbylli Erdogani

Lapsi.al 27 September 2022
Rama justifikohet për “Mehmet Akif”: Nuk e mbylli Erdogani

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe njëherë akuzave për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif”. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama është pyetur nëse ka pasur ndërhyrje nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Por Rama e mohoi kategorikisht.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund t’i bëjë askush presion për vendimet që merr. Rama këmbënguli se ai është kryeministri i Shqipërisë i zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.

“Faleminderit për këtë pyetje, por jo. Jua kam thënë me kohë. Mjafton t’u referoheni fakteve. Pastaj përrallave, keni kohë për t’iu referuar përrallave. Gjërat që i bëj, i bëj për ato qëllime që unë them. 

Merrni dhe shihni dokumentacionin. Po të ishte një çështje politike dhe një mbyllje politike, pse do merreshim ne me një kolegj vajzash, kur ka shumë struktura të tjera atje që nuk i ka ngacmuar askush.

Siç kemi vepruar për çdo subjekt, kemi vepruar dhe në këtë rast. Do ishte shkelje nga Ministria e Arsimit nëse nuk do të ishte vepruar në këtë rast. Spostimi i godinës është bërë pa asnjë miratim. Kjo është shumë e thjeshtë.

Këtë ka vërtetuar vendimi i djeshëm i gjykatës. Donin të paguanin prapa. Nëse doni ta vishni këtë me qëllime të errëta, mua nuk më bën askush presion pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët. Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri për atë gjë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Ka nisur puna për zgjedhjet vendore

Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë e PS. Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat...

19:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI