Flash

Rama “zhvesh” Ahmetajn nga të gjitha postet në PS

Lapsi.al 27 September 2022
Rama “zhvesh” Ahmetajn nga të gjitha postet në PS

Në zgjedhjet vendore të pranverës së vitit të ardhshëm, kryeministri Edi Rama do të ketë një skuadër të re organizative. Ndryshimet janë bërë mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj partie.

Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë në selinë rozë. Mësohet se në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Kukës ka ndryshime të drejtuesve politikë.

Në Vlorë largohet Arben Ahmetaj dhe në vend të tij shkon Blendi Klosi. Pas largimit nga qeveria si zv.kryeministër dhe ministër për rindërtimin, Ahmetaj mbetet pa asnjë post drejtues edhe në PS duke mbetur një deputet i thjeshtë.

Në Kukës ikën Safet Gjici dhe shkon Pandeli Majko. Në Shkodër largohet ministrja Edona Bilali dhe vendin e saj do ta marrë Elisa Spiropali. Vetë Rama nuk dha shumë detaje për këto ndryshime.

“Nuk janë lëvizje që kanë ndonjë interes të madh për opinionin. Janë bërë për qëllime administrative. Nuk janë ndryshime qeverie” – tha Rama. Rama u pyet edhe nëse PS po mendon të aplikojë primaret si PD. Kreu i qeverisë u përgjigj shkurt: "Jo, faleminderit”.

Rama tha se në fokus të diskutimeve në mbledhjen e kryesisë ishte kriza e energjisë e shkaktuar nga lufta dhe inflacioni.

“Diskutuam për raportin me krizën e shkaktuar nga lufta dhe mbi të gjitha me inflacionin. Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marr hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financarë të vendit të lehtësojmë dhimbjen.

Pjesë e kësaj është komunikimi. Duke vijuar me masat që kemi marrë dhe duke pasur parasysh njerëzit e zakonshëm dhe ata që kanë më pak mundësi, dhe ata që kanë mundësi më shumë të mbajnë një barrë më shumë në këtë”, - tha Rama. ©LAPSI.al

©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Ka nisur puna për zgjedhjet vendore

Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë e PS. Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat...

19:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI